Ballina Lajme Maqedoni 40 vjeçari nga Shkupi, dyshohet për tregti me marihuanë, prokuroria kërkon paraburgim

40 vjeçari nga Shkupi, dyshohet për tregti me marihuanë, prokuroria kërkon paraburgim

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër 40 vjeçarit nga Shkupi, tek i cili më 2 dhjetor të këtij viti, gjatë një kontrolli nga policia janë gjetur 147 gramë marihuhanë. Droga i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Marketing

“Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se i dyshuari mund të arratiset ose të përsëris veprën, ndërsa gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Exit mobile version