Ballina Aktuale 40 vjetori i AKV “Ibe Palikuqi ,Ganiu:Vatër e çmuar e kulturës...

40 vjetori i AKV “Ibe Palikuqi ,Ganiu:Vatër e çmuar e kulturës sonë!

“Kur ambasadorët më të mëdhenj të kulturës sonë kombëtare festojnë përvjetoret ka festë i gjithë kombi, pasi falë frymëzimit që ata na japin ruajmë atdhedashurinë dhe themelet e identitetit tonë kombëtar.

Marketing

Sot ditëlindjen e saj të 40-të e festoi vatra e çmuar e kulturës sonë – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” dhe bashkë me liderin e shqiptarëve Ali Ahmeti, udhëheqës të institucioneve shtetërore, personalitete të shquara të botës së kulturës dhe adhurues të artit të vallëzimit, shprehëm mirënjohjen tonë të thellë ndaj veprimtarisë dhe mjeshtërisë artistike që po ruan me shumë kujdes traditën, melosin dhe folklorin tonë kombëtar.

Është shumë e vështirë që me pak fjalë të përshkruash madhështinë e këtij rrugëtimi 40 vjeçar që për dekada me radhë ka qenë dhe mbetet përfaqësuesi më i denjë i trashëgimisë sonë të pasur shpirtërore të popullit tonë. Rruga që ata sot ndjekin është amaneti i shumë veprimtarëve të kulturës ndër shekujt e lavdisë. Qoftë e pashuar veprimtaria kulturore e AKV “Ibe Palikuqi”!” – thotë Ganiu

Marketing
Exit mobile version