400 milionë euro, Karim Benzema transferohet te kampionët e Arabisë Saudite?

Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi kur kontrata e tij të skadojë këtë muaj, për t’u bashkuar me kampionët e Arabisë Saudite, Al Ittihad.

Marketing

ESPN raportoi në fillim të kësaj jave se Benzema-s iu ofrua një kontratë dy vjeçare me vlerë 400 milionë euro për t’u transferuar në vendin saudit në janar, e njëjta marrëveshje si Cristiano Ronaldo, i cili u bashkua me Al Nassr pas largimit nga Manchester United.

35 vjeçari ka kaluar 14 sezone në Bernabeu, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i klubit dhe duke fituar pesë Liga të Kampionëve, katër tituj të La Ligës dhe Topin e Artë 2022.

Benzema iu bashkua Madridit nga Lyon në vitin 2009 si një nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në Evropë. Ai fillimisht duhej të konkurronte me Gonzalo Higuain për një vend titullari, përpara se të bëhej pjesë e “BBC” së famshme, bashkë me Gareth Bale dhe Ronaldo.

Benzema do të largohet nga Madridi duke fituar gjithsej 24 trofe. Katër tituj të La Ligës, pesë Liga të Kampionëve, tre Copa del Rey, tre Superkupa spanjolle, katër Superkupa të UEFA-s dhe pesë Kupa të Botës për Klube të FIFA-s.

353 golat e tij me Real Madridit do mbahen mend nga tifozët, teksa në Spanjë janë të sigurt se Benzema i ka komunikuar vendimin edhe klubit.

Marketing