44 shkelje të orës policore dhe 432 gjoba për mosmbajtje të maskave

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Marketing

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 44 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 432 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.