Franca është përballur me temperatura të larta gjatë ditës së sotme.
CNN raporton se vendi i kulturës pati rekord këtë të premte duke shkuar në 45.1 gradë Celsius.
Kjo është shkallë më e lartë se rekordi i mëparshëm në vitin 2003.
Autoritetet franceze kanë ndërmarrë një numër hapash rrënjësor këtë javë për të parandaluar një përsëritje të pasojës tragjike të valës së nxehtë të vitit 2003, ku mbetën të vdekur 14,000 persona.
Ndërsa, rreth 4,000 shkolla franceze u mbyllën ditën e sotme për shkak të nxehtësisë së madhe.
Vlen të theksohet se Evropa po lufton me nxehtësinë gjatë gjithë javës.
Gjermania, Polonia si dhe Republikën Çeke kanë shënuar rekorde në ngritje të temperaturave.
Ndërsa në Kosovë temperatura maksimale kanë arritur në 33 gradë C.