‘Vetingu’, Pollozhani: Hap i vonuar që s’do sjellë suksese

Vetingu i paralajmëruar nga BDI apo fshesa e Zaevit, janë nocione të ngjashme por që në rastin e parë do të kërkohej përgjegjësi penale ndaj ndonjë funksionari të dyshuar me largimin nga detyra.

Marketing

Eksperti juridik Mersim Pollozhani thotë se vetingu është proces I vonuar nga BDI, vështirë të realizohet dhe të sjell suksese, pasi që humbja e vlerave ka përfshirë shumë parti por edhe sistemin.

“Tani kush do ta bëjë atë, a kanë forcë ta kryejnë këtë detyrë dhe këtë proces, unë për vete dyshoj. Pse? Përsëri po e theksoj se është tepër vonë. Dhe unë këtë e kuptoj si një përçapje të fundit, tentim të fundit tani kur afrohen zgjedhjet e reja, të bëjnë një spastrim real apo në thojza dhe të nxjerrë një kategori funksionarësh, aktivistë partiak të cilët nuk janë kompromituar në masë të madhe ose akoma s’janë kompromituar fare dhe ta vazhdojë jetën e partisë”, shprehet eksperti juridik Mersim Pollozhani.

Nga partia e Ahmetit thonë se janë në përgatitje edhe të tekstit ligjor për veting të të gjithë funksionarëve të cilët ushtrojnë funksion publik.

Ata do të insistojnë edhe në formimin e një komisioni shtetëror e cila do të kontrollojë pronën e funksionarëve dhe a kanë të kaluar korruptive.

Por njohësi I çështjeve juridike Pollozhani thotë se s’ka nevojë për procedura ligjore.

“Aty nuk duhen procedura ligjore, ato janë raporte të brendshme, ato marrëdhënie rregullohen me vetë statutin dhe me rregulloren për punë të organeve të partisë dhe do të vendoset në mënyrë të centralizuar, vendosin kryesori me eventualisht dy tre vetë”, thekson Pollozhani.

Vetingu i paralajmëruar pritet të zgjerohet edhe në mesin e gjykatësve dhe prokurorëve, por që kanë pësuar reagime se nuk ekziston bazë ligjore për hetime të tilla.

Jurisprudenca ka propozuar reforma në gjyqësor që të largohen gjykatësit që nuk janë të denjë në kryerjen e detyrës.

Marketing