Klauzola që Bayern e ka futur në huazimin e Coutinhos nga Barcelona
Në minutat e parë të mëngjesit të ditës së shtunë, Bayern Munich përmes një komunikate ka konfirmuar arritjen e marrëveshje me Barcelonën, për transferimin e Philippe Coutinho në ‘Allianz Arena’.Braziliani i përfolur për një transferim në Premierligë dhe Ligue 1, është transferuar në Bundsligë, te kampionët e Bayern Munich.

Marketing

Bayern Munich dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje në parim për huazimin e Philippe Coutinho me të drejtë blerje në fund të sezonit”, thuhej në njoftimin e skuadrës gjermane.

Bavarezët në këtë huazim, kanë përfshirë edhe një klauzolë, që parashikon transferimin e përhershëm në fund të sezonit.Huazimi i Coutinhos do t’i kushtojë Bayern Munich 20 milionë euro, me të drejtë blerje për 120 milionë euro në 30 qershorin e vitit të ardhshëm.