5 analizat mjekësore që duhet të bëni pas të 50-ve, mund t’ju shpëtojnë jetën

Nëse jeni rreth të 50-ve, duhet patjetër t’i bëni këto 5 analiza gjaku gjaku rregullisht:
1.Analizën e gjakut për hepatitin:

Marketing

Virusi që vret më shumë njerëz se çdo sëmundje tjetër është hepatiti C. Duke qenë se sëmundja e mëlçisë nuk shfaq zakonisht asnjë simptomë, shumë njerëz as nuk e dinë që e kanë këtë virus apo që duhet të testohen për të. Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjes, gati gjysma e 3.5 milionë amerikanëve jetojnë e hepatitin C pa e ditur se janë të infektuar. Nëse lihet pa trajtuar, kjo sëmundje mund të shkaktojë cirrozë apo kancer të mëlçisë. Për të diagnostifikuar sëmundjen duhet të kryeni vetëm një test të thjeshtë gjaku, dhe nëse testi rezulton pozitiv, duhet të trajtoheni sa më shpejtë, para se të virusi të bëhet i rrezikshëm.

2.Testin e glukozës në gjak për diabetin:

Nëse jeni mbipeshë, keni tension të lartë të gjakut dhe një nga pjesëtarët e familjes suaj është prekur nga diabeti, duhet të kryeni patjetër një test për të matur nivelet e sheqerit në gjak. Personat e moshave nga 40-70 që janë mbipeshë ose obezë duhet patjetër ta kryejnë këtë test, paralajmërojnë ekspertët.
3.Testin për kolesterolin e lartë:

Të gjithë meshkujt mbi moshën 35 vjeç dhe femrat mbi moshën 45 vjeç duhet të bëjnë masin rregullisht nivelet e kolesterolit, duke qenë se kjo moshë është edhe më e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Numri i saktë i testeve varet sa të shëndetshëm jeni. Nëse e dini se keni kolesterol të lartë dhe trajtoheni me statinë, duhet të kryeni kontrolle njëherë në vit për t’u siguruar që ilapi po funksionon.
“Nëse dikush është i shëndetshëm, nuk ka nevojë që ta bëjë këtë test çdo vit. Nëse nivelet e kolesterolit janë shumë të larta, ose vuani nga një sëmundje tjetër, si diabeti për shembull, i cili rrit rrezikun për t’u prekur nga problemet në zemër, duhet të testoheni patjetër rregullisht”, rekomandon dr. George A. Kuchel , profesor tek “Universiteti Connecticut Center on Aging”.

4.Analizë gjaku për infeksionet seksualisht të transmetueshme:

Nëse po kryeni marrëdhënie seksuale me një partner të ri, me disa partnerë ose nuk përdorni zakonisht masa mbrojtëse, duhet të bëni teste për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Duhet të jeni më të hapur me mjekun, dhe t’i tregoni për ndryshimet në aktivitetin tuaj seksual. Edhe pse infeksionet seksualisht të transmetueshme janë të rralla tek moshat mbi 50 vjeç, ato janë në rritje.

5.Teste për hipotiroidizmin:

“Hipotiroidizmi është një sëmundje e përhapur më shumë tek moshat e vjetra, dhe zakonisht shfaqet me simptoma që janë vështirë të diagnostifikohen”, thotë prof. Kuchel. Prandaj ai rekomandon që këto mosha sidomos të kryejnë kontrolle të herëpashershme të tiroideve.

Marketing