5 arsye pse duhet t’i hani frutat në mëngjes

Me siguri që keni lexuar në internet, apo keni parë në televizor se konsumimi i frutave do t’ju bëjë më të shëndetshëm. Por, a duhet të hamë vetëm fruta gjatë gjithë ditës?

Marketing

Përgjigja është jo, trupi juaj ka nevojë për të gjitha ushqimet në mënyrë që të funksionojë siç duhet, e rëndësishme është të hani kur duhet dhe sa duhet.

Megjithatë, ngrënia e frutave është një praktikë e shëndetshme, sidomos nëse i hani ato në mëngjes. Më poshtë janë të listuara 5 arsyet përse duhet të filloni të hani fruta në mëngjes.

Janë mënyra perfekte për të zgjuar metabolizmin

Aparati juaj tretës bie në një gjendje letargjie gjatë natës. Për këtë arsye në mëngjes ai nuk punon me kapacitet të plotë, ndaj vakti juaj i parë duhet të jetë i lehtë dhe energjik, pa vërshimin e adrenalinës që shkakton kafeja, apo yndyrën e vështirë për t’u tretur që kanë produktet shtazore. Zgjedhja me e mirë për të rizgjuar metabolizmin tuaj janë frutat, të cilat janë të lehta për t’u tretur dhe ju furnizojnë me energji.

Ju ndihmojnë të lini kafen

Nëse hani fruta në mëngjes trupi juaj nuk do të ketë nevojë për kafeinën që merrni nga kafeja. Frutat janë të pasura me sheqer natyral që do t’i japë trupit tuaj një dozë të shpejtë energjie për të rifilluar punën.

Ndihmojnë me detoksifikimin e trupit

Nga ora 7:00 deri në 11:00 të mëngjesit, trupi juaj bën procesin e detoksifikimit më të madh të ditës. Ndaj konsumimi i frutave në këtë kohë do të ndihmojë shumë në pastrimin e trupit nga të gjitha lëndët toksike.

Rregullon lëvizjen e zorrëve

Fibrat që gjenden te frutat do të rregullojnë lëvizjen e zorrëve tuaja, gjë që ju bën të ndiheni më të lehtë dhe parandalon fryrjen e barkut.

Ju bëjnë më produktive

Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët konsumojnë fruta në mëngjes janë më të shëndetshëm dhe më produktiv gjatë ditës. Për shkak se frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale, truri juaj do të ketë gjithçka që i nevojitet për të punuar si duhet.