Ballina Sport 5 lojtarët që kanë shkëlqyer në “Euro 2024”

5 lojtarët që kanë shkëlqyer në “Euro 2024”

Çiftet çerekfinale të Euro 2024 u formuan me disa momente të paharrueshme në ndeshjet me eliminim direkt për thuajse të gjitha skuadrat e kualifikuara.

Marketing

Pesë futbollistë kanë bërë paraqitje të paharrueshme. Fillimisht Ruben Vargas i Zvicrës. Është njeriu që i dha goditjen finale Italisë duke shkurorëzuar kampionët në fuqi. 27 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, lojtari i Augsburg realizoi golin e dytë për Zvicrën, si një paralajmërim për Anglinë në çerekfinale.

Nico Williams i Spanjës ka qenë në qendër të fushatës së La Roja. Përzierja e ritmit, fuqisë dhe aftësive të 21-vjeçarit e kanë bërë atë një të bukur për t’u parë, me një gol, asist dhe katër pasime kyçe.

Diego Costa, portieri i Portugalisë mori gjithë shkëlqimin e yjeve të skuadrës madje edhe të Cristiano Ronaldo. 24-vjeçari thau lotët e kapitenit dhe u bë lojtari i parë në historinë e kampionatit që priti tre penallti radhazi. Ai është heroi që e dërgon Portugalinë në çerekfinale përballë Francës.

Cody Gakpo i Holandës vazhdon të rrisë reputacionin e tij si një lojtar i madh. 25-vjeçari ka tre gola në këtë edicion. Ndaj Rumanisë ai ishte një kërcënim gjatë gjithë lojës, drejtoi garën me goditje në portë dhe prekje brenda zonës së kundërshtarit. Kandidat edhe për Këpucën e Artë të kampionatit.

Në fund në rend kronologjik të ndeshjeve vjen Merih Demiral i Turqisë. Dy golat ndaj Austrisë mbajnë emrin e tij. Qendërmbrojtësi ishte një prani kolosale, duke grumbulluar 17 largime mahnitëse, gjashtë duele ajrore të fituara dhe katër bllokime. Ndaj Austrisë, për të, do të jetë mbrëmje e paharrueshme.

Marketing
Exit mobile version