Ballina Aktuale 50 GB internet falas për çdo të ri të vaksinuar!

50 GB internet falas për çdo të ri të vaksinuar!

Greqia do të dhurojë 50 GB internet për çdo person që pranon të vaksinohet nga mosha 15-17 vjeç. Ky shërbim do të jetë i disponueshëm për të rinjtë nga 11 tetori dhe do të ketë vlefshmëri 5 muaj pas aktivizimit të tij. Shërbimi do të ofrohet për të rinjtë që kanë marrë të dyja ose edhe një dozë të vaksinës anti-Covid, dhe ata mund të përdorin çdo muaj nga 10 GB.

Marketing

”Më shumë se çdo gjë tjetër, është një akt njohjeje për brezin e ri, i cili ka vuajtur për shkak të pandemisë. Prandaj ekziston dimensioni i njohjes, siç e ka deklaruar vazhdimisht Kryeministri”, tha Ministri i Qeverisjes Digjitale, Kyriakos Pierrakakis në kuadrin e prezantimit përkatës për masat e shpallura nga Kyriakos Mitsotakis. Kujtojmë se Greqia ka arritur të vaksinojë 56.5% të popullsisë së vendit.

Exit mobile version