Shkurte Gashi e lumtur për Arilenën: Kush më mirë mund të na përfaqësojë në botë

Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e “Festivalit të këngës” në RTSH, shkruan lajmi.net.

Marketing

Fituese u shpall këngëtarja Arilena Ara e cila mori mbështjete të madhe nga kolegët e njëra prej tyre e cila e ka mbështetur vazhdimisht ka qenë këngëtarja Shkurte Gashi.

Ajo në Instastory ka ndarë shumë postime ku shfaqet Arilena duke performuar këngën “Shaj”.

Më pas Shkurta Gashi i është gëzuar fitores së Arilenës të cilës publikisht i ka thënë se ndihet e lumtur për të.

“Aq e lumtur për ty e dashur. Kush më mirë mund të na përfaqësojë në botë”, është shprehur ajo./Lajmi.net/