Këshilli Anketues vendosi: Vangellovski jo më drejtues i Gjykatës Supreme

Jovo Vangellovski edhe zyrtarisht nuk është më kryetar i Gjykatës së Lartë. Këshilli Anketues i Supremes refuzoi ankesën e Vangellovskit me të cilën ai kërkonte të mos shkarkohet nga funksioni i kryetarit të kësaj gjykate.

Marketing

Me refuzimin e kësaj ankese, Vangellovski me vendim të plotfuqishëm është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe në asnjë gjykatë më nuk mund të ushtrojë detyrën si gjykatës.

Kërkesa për shkarkimin e tij e dorëzoi OJQ “Llupa e gjelbër” për shkak të vendimit të tij për shfuqizimin e paraburgimit të Sead Koçanit derisa ai ishte në arrati, ndërsa u shkarkua në shtator të vitit të kaluar. Si ushtrues detyre të kësaj gjykate u emërua gjykatësi, Faik Arsllani.

Në vitin 2015, Jovo Vangellovski po ashtu u dëgjua edhe në disa biseda telefonike të përgjuara dhe të publikuara nga opozita e atëhershme, LSDM, se si ai bisedon me ish-ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski, për rastin “Global”.

Marketing