BDI: VMRO dhe LSDM të bashkuara kundër shqiptarëve në majat e pushtetit

LSDM dhe VMRO mund të kenë shumë dallime, por kur bëhet fjalë për të mos pranuar komunitetin shqiptare në majat e pushtetit, ato janë njësoj. Por nëse ne shqiptarët bashkohemi për një Kryeministër shqiptar, askush prej tyre nuk mund të na ndalojë.

Marketing

“Ultimatumi i BDI për një Kryeministër shqiptar do të na largojë nga koalicioni në vend që të na afrojë” është ajo që deklaroi sot presidenti i VMRO-së Mickovski, duke kopjuar homologun e tij të LSDM-së Zaev i cili kundërshtoi ashpër idenë e një Kryeministri shqiptar vetëm disa ditë më parë duke thënë se “Nëse BDI ka një kusht të tillë për një koalicion për qeverinë, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.”

Por ky nuk është shembulli i vetëm, kur LSDM dhe VMRO tregojnë mendësinë e tyre të njëjtë të pushtetit të rezervuar ekskluzivisht për partitë Maqedonase. Gruevski po synonte zyrtarisht 61 deputetë në zgjedhjet e vitit 2016 për të hequr ndikimin e shqiptarëve në vendimet politike. Zaev pohoi saktësisht të njëjtën gjë në Mars 2020z

Por ashtu si Gruevski dështoi në atë kohë, Zaev dhe Mickovski gjithashtu do të dështojnë edhe këtë herë në eleminimin e ndikimin vendimtar të shqiptarëve në politikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këto zgjedhje, ne synojmë Kryeministrin e parë shqiptar dhe nëse ne shqiptarët bashkohemi pas kësaj kauze, ne do ta realizojmë atë. Me një votë të fortë dhe të unifikuar shqiptare, partitë maqedonase do të duhet të pranojnë kërkesën tonë për një Kryeministër shqiptar pasi asnjë prej tyre nuk do të ketë shumicën në Parlament pa mbështetjen e shqiptarëve.

Pas tre dekadash të binomit të pushtetit maqedonas, është koha për një epokë të re të politikës, ku shqiptarët marrin pjesën e tyre të barabartë të pushtetit dhe ku do të kemi Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Marketing