58 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste të reja me koronavirus.Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, shkruan lajmi.net.Ai ka folur para mediave gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë IKSHPK-së së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe atë të arsimit, Ramë Likaj.Kryeministri Hoti në anën tjetër tha se ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve dhe nëse ky trend i mos-respektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së vazhdon, atëherë mund të kthehen masat e izolimit,.

“Më lejoni që t’iu drejtohem qytetarëve të Kosovës t’iu apeloj për kujdes. Po bëhet punë kolosale për ta sjellë situatën nën kontroll me masa ekstreme të izolimit që na kanë kushtuar si ekonomi. Kjo pandemi ka marrë jetë njerëzish, janë lehtësuar masat javëve të fundit dhe kanë sjellë këtë rezultat ditët e fundit. Situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijesohemi t’i respektojmë masat, atëherë do t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët. Bëj apel tek secili qytetar, ky rezultat që është arritur, nuk duhet të hidhet poshtë me pakujdesi, ne duhet të kthehemi në jetën e përditshme por është tepër e rëndësishme të respektohen udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë.”, tha Hoti.

Marketing

Vlen të theksohet se ministri i arsimit ka bërë të ditur gjithashtu ka marrë vendim që ta ndërprejë mësimin e rinisur për klasët e nënta, pas rikthimit masiv të rasteve me coronavirus në Kosovë.

Marketing