6 arsye pse vazhdoni të ëndërroni ish-in tuaj

Të ëndërrosh për ish të dashurin është e zakonshme – dhe jo, nuk do të thotë se keni një dëshirë të rrënjosur për t’u rikthyer me të. Këto janë disa arsye pse vazhdoni të ëndërroni me të.

Ju keni ndjenja për ish-in tuaj

Sipas këshilltarëve të marrëdhënieve, ëndrra me ish-in tuaj mund të nënkuptojë se keni nevojë për një shpjegim. Ndoshta ishte mënyra se si përfundoi marrëdhënia juaj ose ende po përpiqeni të kuptoni se çfarë ndodhi saktësisht.

Marketing

Keni frikë për lidhjen tuaj të re

Nëse jeni duke menduar për ish-in tuaj ndërsa jeni në një marrëdhënie tjetër, atëherë ndoshta po krahasoni dy raportet, krahas një përpjekjeje për ta bërë lidhjen e re të funksionojë.

Keni ende ndjenja për ish-in

Këtë herë, ndryshe nga arsyeja e parë, ndjenjat janë erotike. Domethënë, nuk keni mundur ende ta harroni. Duhet të bëni një diskutim të sinqertë me veten tuaj dhe të mendoni me kujdes pse e mendoni sërish.

Keni frikë se mos lëndoheni përsëri

Për shumë njerëz, të ecurit përpara pas një marrëdhënie është e vështirë, kryesisht sepse kanë frikë se mos lëndohen përsëri. Një ëndërr me ish-in tuaj mund të tregojë se marrëdhënia e re që keni nisur është në të njëjtën rrugë dhe keni frikë se do të përfundojë në të njëjtën mënyrë.

Bëni përpjekje për ta falur

Nëse i keni ndarë rrugët miqësisht, atëherë me siguri po përpiqeni ta falni ish-in tuaj në mënyrë që të mund të vazhdoni përpara.

Ju mungon

Kjo nuk do të thotë se po ju mungon si njeri. Ndoshta ju mungon shtëpia në të cilën keni jetuar apo gjërat që keni bërë së bashku.