600 policë italianë konfiskuan 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës.

Marketing

Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani tepër të fuqishëm, të quajtur “Kazamonika”.

Kyetarja e bashkisë së Romës, e cila mbikëqyri mësymjen e shtëpive të zbukuruara me statuja tigrash, me tavane të lyer dhe zbukurime të shtrenjta, se që të gjitha vilat do të shkatërrohen pa mbaruar viti 2018.

Në një prej pikturave nëpër mure ishte shkruar: “Ke pushtuar Romën. Tani pushto qiellin.”

Familja Kazamonika ka dekada që merret me krimin e organizuar në kryeqytetin italian. Kryetarja e bashkisë së Romës vjen nga 5 Yjet, parti që është kritikuar se nuk ka bërë më shumë për të spastruar kryeqytetin.

Marketing