67 vjet burg për të akuzuarit në “Target-Fortesa”

Në Gjykatën Penale në Shkup është shpallur aktvendimi për njërin ndër rastet më të mëdha të ish Prokurorisë Publike Speciale, “Target-Fortesa” që ka të bëjë me skandalin e përgjimeve ilegale.

Marketing

Në këtë rast ku të akuzuar janë 12 persona, është shpallur dënim me 67 vjet burg.

Prej tyre, me nga 15 vjet burg janë dënuar ish agjentët në arrati, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, me 12 vjet bug ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, me 6 vjet burg është dënuar Toni Jakimovski, me 4 vjet burg ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe me 3 vjet burg Nadica Nikoliç, transmeton TV21.

Me nga dy vjet burg me kusht nëse nuk e përsëritin veprën janë dënuar: Valentin Varelo, Marjan Sumunikovski, Silvana Zlatkova, Vasil Isakovski dhe Valentina Simoonovska.

Mijallkov dënohet me 12 vjet burg

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Grujevski dhe Boshkovski dënohen me 30 vjet bashkërisht

Dy të akuzuar në këtë rast, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski tashmë janë në arrati, të cilët nuk mund të ekstradohen në vend për shkak se u amnistuan nga ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov. Ata gjykohen në mungesë.

Gjatë ditëve paraprake ky rast u shndërrua në dramë, pasi që u dyshua se edhe i akuzuari Sasho Mijallkov është arratisur, ngaqë për 3 ditë nuk arriti të kapet nga organet e rendit.

Por ai u paraqit ditën e martë vetë në Prokurori që ta tërheq vendimin për masën e sigurisë, arrestin shtëpiak./TV21