7 fakte të rëndësishme për ujin dhe humbjen e peshës

Çdo qelizë që jeton ka nevojë për ujë, siç ka nevojë për nutrientë dhe oksigjen. Uji rregullon të gjitha funksionet e trupit dhe është i nevojshëm për heqjen e mbetjeve, sidomos nga qelizat që vijnë nga sistemi limfatik.

Meqë uji sillet si “zgjidhës” në trup, sa më i pastër të jetë: të mos ketë përmbajtje të mineraleve inorganike, të metaleve të rënda, zbutës dhe ndotës- aq më shumë material toksik mund të nxirret jashtë trupit dhe më shumë nutrientë organikë mund të transportohen në qeliza. Lëngje të tjera, si kafeja, qumështi, lëngje frutash, dhe lëngje të tjera përfshira pijet e gazuara, nuk e zvëndësojnë ujin në dietë.

Marketing

Një person mesatar duhet të pijë një minimum prej 8 gotash ujë çdo ditë. Njerëzit mbipeshë kanë nevojë për një gotë shtesë për çdo 10 kile shtesë. Në mot të thatë ose të nxehtë, ose kur ushtroheni, pirja e ujit është mëse e nevojshme.

Ka benefite të dokumentuara ndaj pirjes së ujit të ftohtë ose ujit në temperaturën e dhomës, e cila e bën një preferencë personale. Disa prova sugjerojnë që pirja e ujit të ftohtë në fakt ndihmon në djegien e kalorive sepse trupi kërkon përpjekje shtesë për të ngrohur ujin në temperaturën e dhomës.

Këtu janë disa fakte të rëndësishme për ujin dhe humbjen e peshës:

1.Trupi nuk do të funksionojë si duhet pa sasinë e mjaftueshme të ujit si dhe nuk mund ta metabolizojë yndyrën e ruajtur në mënyrë efiçiente.

2.Gjatë humbjes së peshës, uji i tepërt nevojitet për të nxjerrë jashtë mbetjet nga yndyra e metabolizuar.

3.Uji i ruajtur shfaqet si peshë e tepërt.

4.Për të reduktuar ruajtjen e ujit, ju duhet të pini sa më shumë ujë. (Kur trupi është i dehidratuar, mekanizmi i tij mbrojtës godet dhe fillon të ruajë ujë. Mënyra më e mirë për të ndaluar këtë cikël, është të pini ujë rregullisht saqë trupi juaj të fillojë të lëshojë ujin e ruajtur-pa e lënë të kuptojë që ju po e dehidratoni atë).

5.Të pini sasi adekuate uji është esenciale për të mbajtur si dhe për të humbur peshë.

6.Funksioni i gjëndrës endokrine përmirësohet kur balanca e lëngjeve arrihet.

7.Hidratimi ndihmon në mbajtjen si duhet të tonit të muskujve dhe ndihmon që lëkura të jetë e pastër dhe e shëndetshme.