Roma – Benevento ishte “qershia mbi torte” e një të diele që ofroi sfida me goleda në Serinë A. Në 5 takime janë shënuar plot 28 gola, vetën në atë të “Olimpicos” plot 7, me verdhekuqtë që fituan 5-2 ndaj Beneventos. 4 futbollistë të Romës tundën rrjetën, Pedro, Dzeko (dy herë), Veretout (11-m) dhe Perez, ndërsa për Beneventon Caprari dhe Lapadula (11-metërsh).
Një fitore bindëse e skuadrës së Fonsecas, të paktën sa u përket shifrave, megjithatë pati problemet saj, pasi në minutën e 55-të rezultati u barazua 2-2, me ndjeshjen që u rihap përkohësisht, para se Benevento të pësonte tre gola të tjerë.
E nisi në stolin e rezervave mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, që kthehej në kryeqytetin italian pas impenjimit në sfidat e Nations League, po u hodh në fushë në minutën e 78-të, në vend të Ibanez.