7 gola të shënuar në “Camp Nou”, Barcelona “spektakël” ndaj Vallecano. “Rikthehet” Lamine Yamal (video)

7 gola të shënuar në “Camp Nou”, Barcelona “spektakël” ndaj Vallecano. “Rikthehet” Lamine Yamal (video)

Barcelona ka marrë fitoren e tretë rresht në La Liga, pasi mundi 5-2 Rayo Vallecano-n në sfidën e luajtur në “Camp Nou”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 12-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Alvaro Garcia, ishte Sergio Camello i cili dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte shumë i shpejtë dhe përmbysën shifrat për dy minuta. Në minutën e 19-të ishte Raphinha që barazoi shifrat 1-1, pas asistit të Xavi Espart. SHIKOGOLIN

Dy minuta më pas, ishte Lamine Yamal i cili u zhbllokua pas 9 ndeshjeve rresht pa gol ose asist. Yamal shënoi një gol fantastik me një goditje klasi me të majtën, pas asistit të Marc Bernal. SHIKOGOLIN

Pjesa e parë mbyllet 3-1 për katalanasit. Barcelona e nis mjaft mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 51-të gjen golin e tretë, që në fakt ishte autogol. Një top i Gordon brenda në zonë devijohet nga Florian Lejeune në portën e tij. SHIKOAUTOGOLIN

Në minutën e 59-të, Sergio Camello shënon golin e tij të dytë. Sulmuesi shënoi me kokë këtë herë, pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN

Në minutën e 71-të, Gordon jep një super asist për Raphinha, braziliani shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për katalanasit. SHIKOGOLIN

Në fund të kohës së rregullt, Lamine Yamal shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Karim Adeyemi. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF