Ballina Lajme Maqedoni 7 pacientë me variantin indian, Ministria me apel deri te qytetarët: Vaksinohuni,...

7 pacientë me variantin indian, Ministria me apel deri te qytetarët: Vaksinohuni, është mbrojtja e vetme!

Vaksinimi është mënyra e vetme që të parandalohet shpërndarja e variantit Delta në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë të ndërpritet edhe një valë e re e fuqishme eventuale e virusit, kështu kanë bërë thirrje nga Ministria e Shëndetësisë deri te qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19.

Marketing

“Pas detektimit të 7 pacientëve ku është vërtetuar prania e variantit indian, është konstatuar se të njëjtit nuk kanë qenë të vaksinuar, që edhe njëherë e vërteton faktin se sa është e nevojshme që qytetarët sa më shpejtë të vaksinohen. Varianti Delta është i pranishëm në rreth 100 vende të botës, nga këtu ne si shtet nuk mund të anashkalohemi që ai të shpërndahet te ne. Situata në vendin tonë, shikuar nga aspekti epidemiologjik tani është e qetë, çdo ditë ndiqet situata dhe bëhen analizat e të njëjtës. Sërish, varianti Delta ka një shpërndarje të lartë, nga këtu është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen në mënyrë masive”, thuhet në kumtesë, transmeton TV21.

Shtojnë, se të gjitha informacionet nga institucionet shëndetësore ndërkombëtare, vendore dhe ekspertë të fushës aludojnë në atë se “mënyra e vetme që të pengohet shpërndarja e variantit Delta dhe të llojeve të tjera SarsCov2, është vaksinimi”.

Sigurojnë, se të gjitha vaksinat që gjenden në Maqedoninë e Veriut janë të sigurta dhe të pranuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, se janë efikase dhe mbrojnë nga forma e rëndë e sëmundjes, komplikimet dhe pasojat me vdekje.

“Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët se është e rëndësishme të realizojmë vaksinim të shpejtë dhe efikas, për këtë dërgojmë apel dhe thirrje që të gjithë qytetarët të cilët deri më tani nuk janë paraqitur për t’u vaksinuar apo kanë hamendje, sa më shpejtë të vaksinohen”, thuhet në apel.

Kujtojnë se nga e hëna, 12 korrik vaksinimi në vend do të zhvillohet pa termine dhe se do të fillojë edhe vaksinimi në terren./TV21

Marketing
Exit mobile version