7 zakonet që e bëjnë një person tërheqës

Është e zakonshme që ne t’i kushtojmë një theks të veçantë gjërave të caktuara – inteligjencës, shikimit, humorit, etj. – të gjitha këto për një arsye të mirë.

Marketing

Disa prej nesh janë tërhequr nga njerëzit që në fund të fundit përfundojnë duke na dëmtuar – diçka që është e hutuese dhe e padëshirueshme në të njëjtën kohë.
Nga ana tjetër, ne i vlerësojmë njerëzit në jetën tonë që shfaqin sjellje dhe veprime vërtet pozitive.

Këto janë 7 zakone që e bëjnë një person tërheqës:

1. Sensi i humorit
Aftësia për t’u lehtësuar dhe për të qeshur është një atribut i rëndësishëm. Eshtë e panevojshme të thuhet, një ndjenjë e humorit është tepër tërheqëse – si në miq ashtu edhe në bashkëshortët e mundshëm. Një person që ka një sens humori zakonisht përceptohet si një njeri që ka nënkontroll situatën dhe në të njëjtën kohë është i hapur me të gjithë.

2. Pasioni për jetën
Pasioni ushqen qëllimet, të cilat në anën tjetër na japin entuziazëm. Pasioni është tërheqës sepse shpeshherë është vetëmohues. Ne mund të lundrojmë në trazirat e jetës edhe kur ne besojmë thellë në një qëllim. Njerëzit që kanë pasion, lirojnë një energji që i tërheqin njerëzit rreth tyre.

3. Aftësia për të marrë vendime
Vendimmarrja është tërheqëse sepse tregon një ndjenjë drejtimi. Ky atribut është ndoshta më tërheqës në një bashkëshort të mundshëm, pasi aftësia për të marrë një vendim të vështirë është diçka që do të ndodhë në fund. Njerëzit që kanë aftësi për të marrë vendime zakonisht përceptohen si më të besueshëm dhe të pathyeshëm.

4. Mirësia ndaj vetes dhe të tjerëve

Ne përpiqemi të jemi rreth njerëzve që janë të sjellshëm ndaj të tjerëve. Për shumë prej nesh jo vetëm që është një tërheqje, por një kërkesë. Kjo do të thotë të jesh i sjellshëm me të huajt dhe miqtë. Shfaqja e ndjeshmërisë dhe shfaqja e akteve të rastësishme të mirësisë është ajo që do të thotë të jesh një qenie e mirë njerëzore.

5. Një mendje e hapur
Qëndrimi i mbyllur është një shenjë e injorancës – diçka që shumica prej nesh e përbuzin. Një mendje e hapur mund të pranoj çfarëdo ndryshimi dhe perosnaliteti tek personi tjetër. Njerëzit që janë mendjehapur zakonisht kanë lidhje më të fuqishme me të tjerët, pasi ata u japin hapësirë të tjerëve që të shprehen më shumë.

6. Shfaqja e vetëbesimit

Kjo mund të jetë e vështirë në praktikë. Shumica prej nesh kanë pasiguri, por disa janë në gjendje të përqendrohen në gjërat që i bëjnë ata një person i mirë. Për më tepër, ne duam të jemi rreth njerëzve që kanë besim në vetvete, pasi ata janë shpesh në gjendje të bëjnë edhe personin më të pasigurt të rehatshëm. Besimi nuk është vetëm tërheqës, është ngjitës.

7. Pranimi i të tjerëve
Shumë nga problemet e botës sot mund t’i atribuohen një gjëje: paaftësia për të pranuar njerëzit për atë se kush janë ata. Ata që pranojnë të tjerët kanë tendencë për të tërhequr shumë njerëz. Kur dikush pranon të tjerët, ata kanë më shumë gjasa të shfaqin dashuri ndaj të tjerëve.

Marketing