Rreth shtatëdhjetë deputetë me siguri do të jenë pjesë e fushatës publike për referendumin të caktuar për më 30 shtator. Kuvendi, paralajmëroi se, fushatën do ta zhvillojë përmes blerjes së hapësirës mediale, pjesëmarrjes në emisione debatuese, media të shkruara dhe internet portale.
Zyrtarisht se pranojnë të jenë pjesë e fushatës dhe se janë “për” informoi Bashkimi Demokratik për Integrim. E sigurt është se në fushatë do të përfshihen edhe deputetët e LSDM-së, ndërsa mbështetje për referendumin dhe përfshirje në fushatë në deklaratë për mediat paralajmëruan edhe deputetët nga Besa.
Nuk dihet se si deputetët e VMRO-DPMNE-së do t’u përgjigjen kërkesës së liderit të tyre Hristijan Mickoski, i cili dje përmes Fejsbukut njoftoi se do të kërkojnë nga grupi i deputetëve që pjesën nga 80 milionë denarë për fushatë për ta të dedikohet për ndërtim ose rindërtim të shkollës së mesme në Tetovë. Ai sërish nuk kumtoi qëndrim për referendumin, por vetëm shkroi se partia është kundër Marrëveshjes me Greqinë dhe ata nga dera në derë do ta shpjegojnë qëndrimin e tyre.
Paraprakisht, deputeti nga partia e tij Antonio Milloshoski me letër individuale nga kryetari i Kuvendit kërkoi të holla për fushatën për bojkotim të referendumit. Si përgjigje ndaj kësaj kërkese të tij, Parlamenti theksoi se zhvillimi i një fushate publike nuk nënkupton se Kuvendi, si propozues i autorizuar, do të ndajë individualisht secili nga 120 deputetët për zhvillim të fushatës për referendumin në nivel shtetëror.
Nuk është bërë i ditur edhe qëndrimi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa PDSH pret që të inkuadrohet në fushatë.
Kryetari i Kuvendit të enjten dërgoi njoftim deri tek grupet e deputetëve dhe deri tek deputetët të cilët nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve, në afat prej tre ditësh ta njoftojnë se nëse do të marrin pjesë në fushatën publike dhe se cili do të jetë qëndrimi i tyre për pyetjen e referendumit “pro” ose “kundër”.
Në bazë të të dhënave të marra, proporcionalisht, Kuvendi do të blejë hapësirë mediale për pjesëmarrje në emisione debatuese, media të shkruara dhe internet portale.