Një 70-vjeçar, nga Haraçina, ka thënë se nuk pret kurrëfarë ndryshimi në këto zgjedhje lokale që po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut.
Ai në një deklaratë për Alsat, ka thënë se po votojnë sipas zakoneve, por nuk do të ndryshojë asgjë.
“70 vjet i kam kurgjo s’ka ndryshim, veç po votojmë sipas zakoneve. Me ndryshu duhet, amo nuk ndryshohet kurgjo, dihet ajo. Mas katër viteve shihemi”, u shpreh ai.
Në Maqedoninë e Veriut, po mbahen zgjedhjet lokale 2021. Deri më tani, për qindja i personave që kanë dalur të votojnë është 10 – 22 për qind./ alsat.mk