“8 shtatori”, aparaturë e re për ndërhyrjet në tru

Me pajisjet e reja mjekësore do të mund të kryhen operacionet më komplekse në fushën e rinosinusologjisë dhe bazës së trurit, si dhe do të mund të trajtohen në mënyrë kirurgjike tumoret në këtë zonë. Këtë e tha ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti në promovimin e aparaturës së re e cila sipas Mexhitit do të mundësojë që pacientët të mjekohen në vend dhe sipas tij nuk do të kenë nevojë të udhëzohen për mjekim jashtë vendit. Aparatura me të cilën do të mund të kryhen operacionet komplekse ka kushtuar 12 milionë denarë dhe sipas ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti ky lloj aparati është i pari i llojit të tillë në vendin tonë dhe më gjerë në rajon. /Alsat.mk

Marketing
Marketing