80 mijë afganë kundërshtarë të talebanëve do të strehohen në Shqipëri, zbardhen bisedimet me Uashingtonin

Pas marrjes së 3 mijë muxhahedinëve, SHBA po kryen bisedime të fshehta me qeverinë shqiptare për strehimin e mijëra afganëve që kanë punuar për të. Lajmi është bërë dje i ditur nga agjencia e lajmeve “Reutres”, ku thuhet se plani është për strehimin e 50.000 deri në 80.000 afganë që janë evakuuar nga zonat e luftës atje.

Pas tërheqjes së trupave të saj, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri, i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni. Kështu, këtë herë SHBA i është drejtuar Kosovës dhe Shqipërisë.

Marketing

“Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende, sesa ato që ishin bërë publike, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, Kosova dhe Shqipëria janë vendet me të cilat ka diskutuar administrata amerikane, nga të cilat ka kërkuar që të strehojë afganët e lidhur me SHBA-në derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane”, raporton Reutres. Ndër të tjera bëhet me dije se, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës favore ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve.

Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se në Uashington ka shqetësime për aftësinë e Kosovës që të strehojë afganët. Ndërsa për vendin tonë drejtuesit e programit vazhdojnë të insistojnë, por nuk dihet sa është arritur një marrëveshje. Ndërsa tashmë pritet një reagim zyrtare nga qeveria jonë dhe qeveria e Kosovës.

Disa vende refuzuan

Nuk dihet ende nëse qeveria jonë ka pranuar kërkesën e SHBA apo ende nuk ka dhënë një përgjigje. Gjithashtu, nuk dihen pasoja apo efektet negative që mund të sjellë strehimi i mijëra afganëve në vendin tonë. Por, disa vende e kanë konsideruar si të rrezikshëm këtë propozim dhe kanë refuzuar të strehojnë refugjatë afgan. “Reuters” bën me dije se SHBA nuk ka marrë përgjigje pozitive nga Ambasadat e Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit. Ndërkohë,

një marrëveshje me Katarin për strehimin e rreth 8,000 afganëve është përfunduar para disa javësh, por ajo zyrtarisht ende nuk është bërë zyrtare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se, aleanca do të vazhdojë prezencën e saj civile diplomatike në Afganistan dhe se do të vazhdojë të mbështes trupat afgane në përballjen e tyre me ofensivën e talibanëve.

“Qëllimi ynë është që sa më shumë që të mundemi të mbështesim qeverinë dhe forcat e sigurisë afgane. Parësore është siguria e personelit tonë. NATO do të mbajë praninë tonë diplomatike në Kabul dhe do të vazhdojë të përshtatet sipas nevojës”, tha Stoltenberg. Gjithashtu, bëhet me dije se, ka filluar dislokimi i rreth 3 mijë trupave amerikane.

“Talibanët duhet të kuptojnë se ata nuk do të njihen nga bashkësia ndërkombëtare nëse e marrin vendin me forcë. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur një zgjidhje politike të konfliktit”, thuhet në deklaratën e NATO-s.