800 ankesa nga qytetarët për prodhimet teknike të dobëta

Qytetarët nuk janë të kënaqur me prodhimet të teknikës së bardhë,viteve të fundit. ata shpesh ankohen se një pajisje prishet brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në nivel vjetor, deri në 800 paraqitje arrijnë nga qytetarët në Inspektoratin shtetëror të tregut.

Marketing

Nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë thonë se numri më i madh i ankesave është nga konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga prodhimet teknike. Numri i ankesave prej viti në vit ndryshon dhe lëvizë prej 500 deri në 800. Konsumatorët më së shumti kanë ankesa për atë që prodhimi u prishet para afatit të garancisë, gjatë së cilës është paraparë që i njëjti mund të riparohet më së shumti tre herë. Nëse prodhimi prishet për herë të katërt, ndërsa garancia ende është e vlefshme, konsumatori ka të drejtë që nga tregtari të kërkojë ndërrim të prodhimit me prodhim të ri, ose nga ana tjetër, t’i kthehet shuma që ka paguar për prodhimin që e ka blerë”, shpjegojnë nga Inspektorati shtetëror i tregut. Prej atje informojnë se ankesat mund të parashtrohen me dërgimin e të gjitha dokumenteve si llogaria fiskale, lista garantuese dhe të ngjashme edhe në formë elektronike edhe në letër. Pas pranimit të ankesës, e njëjta do të dorëzohet në Inspektoratin shtetëror të tregut për punë, ndërsa afati për të vepruar varësisht nga kompleksiteti i ankesës është prej 15 deri në 30 ditë.

Ata shtojnëse vitin e kaluar kanë patur 2886 këshillime, ndërsa shumica e ankesave kanë qenë për mosrespektimin e të drejtës për ndërrim të prodhimeve teknike që u ka munguar ndonjë gjë, prodhimeve jo kualitative, të cilët menjëherë kanë paraqitur ndonjë mungesë, si për shembull telefoni celular që është prishur pas disa orëve prej momentit që është marrë në përdorim.

Pastaj qytetarët janë ankuar edhe për metodën e servisimit të prodhimeve teknike, kur prodhimi i njëjtë është servisuar më shumë se tre herë derisa ka qenë nën garanci, në vend se ai prodhim të ndërrohet me prodhim në rregull ose t’i kthehen paratë. “Kur bëhet fjalë për prodhime që prishen menjëherë pas blerjes, konsumatorët më së shpeshti refuzojnë të pranojnë që prodhimi duhet të servisohet dhe kërkojnë prodhim të ri nga tregtari, por tregtari nuk pranon një gjë të tillë”, thonë nga OKM.

Marketing