81-vjeçari mbijeton nga sulmet e qindra bletëve (VIDEO)

Një burrë 81-vjeçar në Teksas është mirënjohës për të qenë i gjallë pasi u pickua nga qindra bletë.

Marketing

Fox 26 raporton se Thomas Mizell, një fermer i cili jeton në Liberty County, po pastronte tokën për një linjë të gardhit në pronën e tij, kur ai u sulmua papritmas nga një numër i madh bletësh.

Askush nuk ishte rreth dhe ai nuk kishte një celular.

“Ai nuk e dinte se nga kanë ardhur, bletët e sulmuan atë,” tha vajza e tij Tresh Holt për Fox 26.

Mizelli vrapoi drejt një pellgu që ishte rreth 200 metra larg, ndërsa qindra bleta vazhduan ta pickonin.

Mizelli kishte në dhimbje të rënda dhe familja e tij e dergoi atë në spital, ku infermierët filluan menjëherë të hiqnin thumbat. Ai kishte më shumë se 135 thumba vetëm në kokën e tij, tha vajza e tij.