VLEN: Megafonët e opozitës shqiptare i fshehin skandalet e tyre!

Në vend se të kërkojnë falje që janë kapur 100:0 në krimin me kazinotë online, i ashtuquajturi Fronti Evropian porosit artikuj për dështimin e
ligjeve që ishin parashtruar për të fshehur kërkesën për interpretim autentik të VLEN-it. Qytetarët janë të vetëdijshëm për dyfytyrësinë e moralistëve të rremë, të cilët nuk kanë guxim të denoncojnë skandalin më të fundit – arrestimin e Safet Miftarit, një kadër i tyre nga Bogovina, i kapur në flagrancë duke organizuar lojëra të paligjshme online.
Kjo është fytyra e vërtetë e tyre! Ata që mbollën farën e bixhozit në shtëpitë tona, tani përpiqen të shpërqendrojnë opinionin përmes megafonëve të tyre të kontrolluar. Fronti Evropian nuk mbështeti kërkesën tonë për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit, sepse kjo do t’i cenonte interesat e tyre kriminale. Arrestimi i Safet Miftarit është dëshmi e qartë e përfshirjes së tyre në këto aktivitete të paligjshme. VLEN është e vetmja forcë politike që angazhohet për të hequr bixhozin
nga shtëpitë tona, ndërkohë që BDI dhe satelitët e saj, përmes qeverisjes së saj 22-vjeçare, kanë krijuar pengesa ligjore për të pamundësuar këtë. Kuadrot e tyre më të larta janë përgjegjësit kryesorë për instalimin e kësaj sëmundjeje që po shkatërron familjet tona. VLEN ka një plan të qartë, ndërsa interpretimi autentik është vetëm hapi i
parë. Pas kësaj, do të përballemi me krimin e krijuar nga qeveria e mëparshme dhe lotaria shtetërore. Brenda një afati të arsyeshëm, do të
ketë edhe një ligj të ri për lojërat e fatit, me të cilin do të zvogëlohet numri i kazinove për të paktën për gjysmë.

Marketing
Marketing