BDI: Ekonomia e vendit po shkon drejt fundosjes

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbajtur Konferencë për media, ku ka njoftuar opinionin lidhur me dështimet e shumta të Qeverisë sa i përket zhvillimit ekonomik, rritjes së standartit jetësor të qytetarëve dhe stabilitetit financiar.

Marketing

BDI thekson se vend që Qeveria ta përshpetoj realizimin e investimeve kapitale, ato e bënë të kundërtën, shkurtuan projektet kapitale të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, sic ishte me shkurtimin e mjeteve për ndërtimin e korridorit 8, shkollave, konvikteve, objekteve sportive etj.

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Të respektuar sipërmarrës,
Sot jemi ketu për të njoftuar opinionin rreth dështimeve të shumta të kësaj Qeverie jolegjitime, e cila asgjë nuk ka ndërmarr sa i përket zhvillimit ekonomik, rritjes së standardit jetësor të qytetarëve, dhe stabilitetit financiar të shtetit.

Në vend që Qeveria ta përshpetoj realizimin e investimeve kapitale, ato e bënë të kundërtën, shkurtuan projektet kapitale të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, sic ishte me shkurtimin e mjeteve për ndërtimin e korridorit 8, shkollave, konvikteve, objekteve sportive etj.

Kështu, ndikojnë negativisht në prodhimin industrial të vendit, në realizimin e investimve, por edhe në zvogëlimin e kapacitetit të kompanive për eksport. Dhe e gjitha kjo do të ndikojë në mos realizimin e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor.

Përvec ribalansit jo mirë të menduar dhe jo zhvillimor, asnjë hap nuk është ndërmarr për rritjen e standardit jetësorë të qytetarëve, sic janë:

* Rritja e pagës minimale në minimum 450 Euro ose 57 % te pagës mesatare në sektorin privat dhe publik, që sado pak të lehtësoj buxhetin familjar të qytetarëve të cilët ballafaqohen me vështirësi për të kryer obligimet mujore, me këto cmime që rriten në vazhdimësi.

* Implementim i plotë i Ligjit për praktika jo korekte tregtare, ku mbi 2500 produkte nuk munden të kenë marzhe më të madhe se 10% nga tregtarët me shumiëe dhe pakicë.

* Rritja e premtuar e pensioneve e cila duheshte të jetë 2500 den, dhe mesatarisht u rritën për jo më shumë se 510 DEN, që nuk mbulon as harxhimet minimale të pensionisteve në vend
* Rritja e ndihmave për kategoriëe sociale dhe përfituseve të programit për varferi energjetike

* Fillimin e reformave në pjesen e uljes së kontributeve që paguajne punëdhënësit dhe të punësuarit, që do të ndikojë në rritjen e pagave në sektorin privat
Dhe shumë masa tjera, të premtuara por që as ka iniciativa nga resorët e ndrysme, përkundrazi institucionet janë në kaos total, pa ide dhe efikasitet.
Do ta vecojmë, premtimin sa qesharak aq edhe nëncmues për ndarjen e 10.000 Eurove cdo qytetari, premtim nga koalicioni VLEN!!!

Për fat të keq ndodhi e kundërta, në vend që Qeveria të mbaj nën kontroll borxhin publik e rriti po të njejtin për mbi 180 milion Euro edhe atë me huamarrje të dyshimta, jotransparente, me kamata të larta prej 3,25% për të cilat vendi duhet të paguaj koncesione të ndryshme. Dhe pikerisht për këtë duhet që institucionet përkatese të marrin masat e duhura, duke pasur informacione që institucione kredibile ndërkombetare kanë pasur oferta për kredi më të favorvshme me interes ndër 3.25 %.

Gjatë këtyre 100 ditëve, nuk kemi asnjë investim të huaj apo vendor, përkundrazi kemi bllokim total nga ana e Sekretariatit Gjeneral në realizimin e obligimeve që dalin nga Ligji për mbeshtetje financiare të investimeve, ku për arsye të dyshimta nuk e kanë marrë mbeshtetjen me dhjetra kompani vendore për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese, rritjen e eksportit por edhe rritjen e pagave të mijëra të punësuarve në sektorin privat.

Të dashur qytetarë,
Dëshmi më të mirë se ekonomia e vendit shkon drejt fundosjes, janë raportet e entit statistikor të vendit ku pas shume vitesh kemi:

* Rënie të prodhimit industrial me 1.6%
* Rënie të pagës mesatare në vend me 3% krahasuar Gusht-Korrik
* Rënie të eksporti në muajin Gusht krahasuar me muajin Korrik me 2.5%
* Rënie të bruto investimeve në vend
* Rrritje e cmimeve me 4.6%, ku rritja e prodhimeve bazë është edhe dyfish më e madhe për produkte të caktume
* Mospagesa e diku 100 milion Eurove, për rikthimin e TVSH-se
* Paralajmerimet për rritjen e cmimit të derivateve
Gjithë këto të dhëna janë parametra të mjaftushme qe Maqedonia e Veriut është në krizë ekonomike, dhe BPV do të jetë më i ulëti në rajon.
Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje institucioneve që urgjentisht të ndërmerren masa konkrete
* për rritjen e pagës minimale në minimum 450 Euro, dhe në menyrë lineare për të gjitha pagat tjera në vend.
* për subvencionimin e kompanive vendore që të rrisin konkurentshmerine e tyre
* të mbulohen harxhimet rrugore të të punesuarve që vendin e punës e kanë më shumë se 15 km nga vendi ku jetojnë
* të filloj reforma për zvoglimin e kontributeve për sektorin e biznesit, që të mbajnë të punësuarit e tyre duke pasur mundësi të rrisin pagat në sektorin privat
* të ndihmohen kompanitë për të fituar tregje të reja për eksport
* të kethet metogologjia për rritjen e pensioneve, duke u bazuar në rritjen e inflacionit dhe pagës mesatare në vend
* të ulet cmimi I energjise elektrike për amvisrite dhe kompanitë mikro dhe të vogla, marrë parasysh se më nuk ka krizë energjetike
* të intervenenohet në pjesen e akcizave dhe taksave, qe mos të ketë rritje të konsiderushme te cmimeve të derivateve

Marketing