Shpërthim tensioni, Sara i rrah tavolinën Xhenetës

Sara dhe Xheneta kanë vazhduar përplasjen e tyre mes vete për qasjen ndaj Drilonit.

Marketing

Xheneta e akuzonte Sarën për mosguxim të përballet me Drilonin, ndërsa vet Sara e akuzoi Xhenetën se i shkon vet pas Drilonit.

Tutje debati kaloi në një nivel tjetër, sa përplaseshin edhe tryezat.

Gresa ka ndërhyrë në debatin mes Xhenetës dhe Sarës teksa i doli në mbrojtje kësaj të fundit.

Gresa u shpreh se i gjithë debati që po bën Xheneta është i kot dhe i pambarim.

Tutje, Gresa interesohej që të dijë se ku po dëshiron të dalë Xheneta me këtë diskutim.

“Xhenetë, ku je tu dashtë me mbrri me këtë temë që e ke qelë, me njollos emrin e Sarës a ku po don me mbrri. Cila është pika që po dëshiron me mbërri me këtë temë”.

“Ti ku po don me mbërri. Ku po të intereson ty a është cikë e mirë apo e keqe?”, iu drejtua Gresa – Xhenetës.

Xheneta, mes tjerash, e tregoi edhe arsyen e gjithë përplasjes mes tyre.

“Dua të tregoj vetëm që banorja më ‘fake’ këtu është Sara”, u shpreh Xheneta.

Marketing