9 deputetë me certifikatë sigurie nga VMRO-DPMNE/ Kërkojnë që kryeministri t’ua dorëzojë marrëveshjen për korridoret

Nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së që posedojnë certifikata sigurie sot i dërguan kërkesë me shkrim kryeministrit Dimitar Kovaçevski që t’ua dërgojë marrëveshjen për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D.

Marketing

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE tha se ata si përfaqësues të qytetarëve kërkojnë sa më shpejtë që është e mundur ta marrin marrëveshjen.

Kur bëhet fjalë për shpenzimet buxhetore, sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e qasshme për opinionin dhe qytetarët të jenë të sigurt se ky projekt është me interes publik, e jo në interes të individëve të caktuar që do të përfitonin prej asaj marrëveshjeje.

Komisioni kuvendor për çështje ekonomike e hodhi poshtë amendamentin e VMRO-DPMNE-së për lejet për koncesion të lëndëve të para minerale.