96 mijë nëna në Itali kanë humbur punën për shkak të pandemisë Covid

Në Itali 249 mijë gra, gjatë vitit 2020 kanë humbur punën për shkak të pandemisë Covid.  96 mijë prej tyre ishin me fëmijë të mitur, përkatësisht të moshës 4 dhe 5 vjeç.

Organizata Save the Children ka denoncuar këtë situatë.

“Shumë nëna kanë humbur punën  për shkak se duhet të kujdeseshin për fëmijët e vegjël me mbylljen e kopshteve, çerdheve dhe shkollave. Disa prej tyre kanë dhënë dorëheqjen, por një pjesë e mirë edhe janë larguar nga puna”, komunikon organizata.

Marketing

Në raport përfshihet çdo vit Indeksi i Nënave që identifikon rajonet që angazhohen për të mbështetur amësinë në Itali. Ky raport i krijuar nga INSTAT për Save the Children vlerëson gjendjen e nënave në tri fusha të ndryshme: Kujdesi, puna dhe shërbimet.

Gjithashtu këtë vit është vënë re së rajonet veriore kanë qenë më tepër mbështetës ndaj nënave.

Sipas Indeksit të përgjithshëm rajonet që ofrojnë më tepër mundësi dhe mbështetje sërish mbeten Bolzano dhe Trento të ndjekura nga Valle d’Aosta dhe Emilia-Romagna e cila është ulur në pozicion në krahasim vetin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohe vendet që janë rënditur si më pak mbështetëse janë Campani, Kalabria dhe Siçilia, e ndjekur nga Basilicata.