Mesazhi i fortë i Erdogan me rastin e 1 Majit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e 1 Majit, iu ka drejtuar një mesazh punëtorëve, një ditë para Ditës Botërore të Punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në mesazhin e tij, publikuar nga Presidenca e Turqisë, Erdogan, uroi të gjithë punëtorët të cilët luajnë rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e Turqisë.

“Ne jemi përfaqësues të një civilizimi që thotë ‘paguani pagën e një punëtori para se t’i thahet djersa’ “, tha ai, duke iu referuar një thënieje të Profetit Muhamed.

Duke përmendur 15 vitet e përpjekjeve nga qeveria turke për të mbështetur dhe përforcuar të drejtat e punëtorëve, Erdogan u zotua të vazhdojë të lehtësojë zgjidhjen e të gjitha problemeve të mbetura.

“Pa parakushte apo paragjykime, ne jemi bashkuar me të gjitha sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile, agjenda reale e të cilëve është e drejta dhe përfitimet e punëtorëve. Kemi pasur diskutime dhe kemi arritur marrëveshje. Ne jemi kujdesur që të mos jemi nga ata që instrumentalizojnë punëtorët dhe një ditë kaq domethënëse si 1 Maj”, ka theksuar presidentit Erdogan.

Ai theksoi se qeveria e tij ka bërë gjithçka brenda fuqisë së saj për t’i mundësuar çdo anëtari të kombit të përfitonte nga “vlera e shtuar” e prodhuar kur Turqia u bë më e pasur, duke shtuar se ata do të vazhdonin të bënin të njëjtën përpjekje.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo përpjekje të sinqertë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve tanë dhe do të vazhdojmë të ecim krah për krah me motrat dhe vëllezërit tanë punëtorë deri në fund”, tha Erdogan.

Presidenti turk poashtu theksoi se qeveria turke kishte futur një numër të madh programesh për të ulur normën e papunësisë, duke shtuar se Turqia mund të bëhej më e pasur vetëm kur punëtorët e saj të bëhen të pasur.

“Të gjithë punëtorët e këtij vendi janë punëtorët tanë. Dita e 1 Majit, që ne e shpallëm një festë kombëtare, është po ashtu festim i punës”, tha ai.