Punëtorët e “Eurokompozit” radikalizojnë protestat

Punëtorët e kompanisë shtetërore Eurokompozit e radikalizuan protestën. Ata vendosën tenda para godinës së Qeverisë dhe thonë se do të qëndrojnë aty derisa nuk u paguhen 17 pagat, sigurimi shëndetësor dhe pensional. Ata ankohen se edhe prej kësaj qeverie morën vetëm premtime boshe se gjërat do të ndryshohen dhe se do të zgjidhet statusi i tyre. Të dëshpëruar nga zv/kryeministri Angjushev thanë se ai i ka gënjyer dhe manipuluar qe 10 muaj.

Marketing

“Tentim i fundit që të na bindin të punojmë ishte të hënën kur zv/kryeministri Angjushev erdhi në Prilep dhe na premtoi e do të marrim rrogë pas 30 ditëve, në qoftë se vazhdojmë me punë. Siç tha kryetari ynë, ne mbi 50 ditë nuk kemi marrë rrogë, tani nëse presim edhe 30-40 ditë, kjo do të thotë se ne do të marrim rrogë në çdo 3-4 muaj”, tha Robert Bogdanovski, sindikata e Eurokompozit.

Sindikalisti Pece Risteski tha se kompania nuk ka kapacitet të sigurojë rroga nga burimet e veta. Ai frikësohet se kompania do të zhytet në borxhe shtesë ndaj të punësuarve dhe kreditorëve me të cilët bashkëpunon.

“Premtimin na e dhanë në fund të shkurtit dhe atëherë arritëm marrëveshje, se Eurokompozit do të punojë, udhëheqësja dhe qeveria do të sigurojnë paga për periudhë 6 mujore dhe se brenda atyre 6 muajve do të gjejnë investitor të huaj, se tani janë duke biseduar me atë, megjithatë, tashmë kaluan 2 muaj ndërsa ne morëm vetëm 1 pagë”, tha Pece Risteski, Sindikatë.

Disa javë, të punësuarit e Eurokompozit e bllokuan rrugën Prilep – Shkup, ndërsa disa herë protestuan para qeverisë. Të punësuarit në këtë kompani të Prilepit, e vetmja e cila është në pronësi të shtetit, tashmë dhjetë vjet po përballen me agoni të vërtetë. Kompania prodhon pajisje ushtarake dhe policore, ndërsa në të punojnë 250 persona. Borxhi i përgjithshëm i kompanisë është mbi 5 milionë euro.