FETAI: Të prezantohet incizimi nga marrja në pyetje e Haki Azirit

Prokurorja Fatime Fetai propozon që të prezantohet incizimi nga marrja në pyetje e Haki Azirit, më datë 7 maj të vitit 2012 dhe të prezantohet sjellja e gjyjatësit hetues ndaj Azirit pas denoncimit të tij se e kanë torturuar çnjerëzisht për një javë me radhë.

Marketing

Fetai këtë kërkesë e bëri në mënyrë që të shihet nëse Aziri ka ndonjë plagë në trup do dukej. Por edhe pse për datën 7 të majit ekziston incizimi, për datën 2 maj ekziston vetëm procesverbal i shkruar, njofton Shenja.

Për momentin po priten shërbimet teknike që do ta gjejnë dhe lëshojnë video-incizimin.