Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thënë se nuk do ta prishë agjërimin e Ramazanit për finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën kundër Real Madridit.
Top golashënuesi i Premierligës është fetar i devotshëm dhe do të agjërojë gjatë gjithë muajit të shenjtë.
Atleti Mo Farah kishte hequr dorë nga Ramazani për ta fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Londër, por Salah thotë se do ta mbajë agjërimin para se të përballet me Real Madridit të shtunën.
Egjiptiani do të jetë në gjendje të hajë pas perëndimit të diellit, i cili do të ndodhë vetëm gjysmë ore para se të nisë takimi në Kiev.