Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov u takua sot në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit për tejkalimin e mosmarrëveshjeve rreth emrit që realizohen me ndërmjetësimin e OKB-së.
Me vizion dhe lidership nga të dyja anët, kemi shans historik për të mbyllur një mosmarrëveshje të gjatë dhjetëvjeçare, tha Dimitrov.