Ky është mbiemri më i përhapur në Maqedoni

jë nga faqet më të mëdha të statistikave në të gjithë botën, “Forebears” ka bërë një listim të mbiemrave më të përdorur në gjithë botën.

Marketing

Gazeta Koha pas hulumtimit të bërë sjell listeën me 200 mbiemrat më të shpeshtë në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

Për shembull, mbiemrin Ramadani në Maqedoni e kanë 4274 persona, vijon Ismaili 3480, Ademi, 3455, Bajrami dhe Rexhepi e kanë mbiemrin 1994 persona, Osmani 2943 persona, Sulejmani 2789 persona, Ibraimi 2508, Alili 2431. Shabani 2303, Selimi 2150, Arifi 2073, Asani 2022, Imeri 1971, Ameti 1817, Saliu 1766, Mustafa 1689, Emini 1663, Abazi 1817.

Krasniqi është mbiemri më i përbashkët (shpeshtë) në Kosovë me më shumë se 58 199 persona, që mbanin këtë mbiemër

Sipas “Forebears”, mbiemri më i përdorur në Shqipëri është Hoxha i ndjekur nga mbiemrat Gashi dhe Krasniqi. Në Maqedoni, mbiemri Stojanovski tek populli maqedonas dhe Ramadani tek shqiptarët.

Në Greqi më i përhapur është mbiemri Papadopoulos, në Mal të Zi është Popoviq, në Bosnjë ai Hoxhiq dhe në Serbi Jovanoviq.

Mbiemri më i popullarizuar në botë vjen nga Kina, dhe kështu falë numrit të madh të popullsisë së këtij vendi, 76.5 milionë njerëz mbajnë mbiemrin Wang.

Themeluesit e kësaj ueb-faqe, kanë bërë të ditur se statistikat nuk janë 100% të sakta, por mund t’iu ofroj informacione të dobishme.

Forebears ka listuar 198 mbiemrat më të përdorur e nëse klikoni mbi një mbiemër do të gjeni origjinën dhe disa fakte interesante rreth tij.