Opozita proteston të shtunën në Tiranë, Rama shkon Berat

Kryeministri Rama pritet të mos jetë të shtunën në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Top Channel mësoi se të premten dhe të shtunën kreu i Qeverisë do të transferohet në Qarkun e Beratit, në kuadër të takimeve për llogaridhënien para qytetarëve.

Marketing

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Qeverisë si dhe konfirmohet nga burime lokale në Berat, ku institucionet vendore janë njoftuar për prezencën dhe takimet e Kryeministrit ditën e shtunë.

Kjo nuk përjashton gjithsesi që Rama të ndryshojë mendje dhe të kthehet të shtunën në Tiranë, por deri mbrëmjen e sotme burimet konfirmojnë se axhenda e Kryeministri parashikon aktivitete në Berat.