Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi janë gati të publikojnë projektin e tyre më të ri muzikor.
Ata u panë bashkë kohët e fundit në studio muzikore, por nuk u dha asnjë sinjal më tepër se çfarë po kurdisnin dy djemtë.
Tashmë ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se jo më larg se ditën e nesërme vjen kënga e tyre e re ‘Dashuri me raki’. S’mbetet gjë tjetër vetëm të presim…!
Kjo nuk është hera e parë që ata sjellin një bashkëpunim. Pas ‘Ani ani Syn’ dhe ‘Baby’ kënga e tyre e re me siguri pritet të listohet në hitet e verës.