Dogana në mënyrë elektronike do ta përcaktojë vlerën e importuar të automjeteve të vjetra

Vlera e automjeteve të vjetra të importuara nga sot në doganë do të llogaritet në mënyrë elektronike. Sistemi elektronik që sot është lëshuar në punë do ta përcaktojë sistemin elektronik në bazë të vendosjes së numrit të shashisë.

Marketing

Këtë e bëri të ditur drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë Gjoko Tanasoski në takimin e sotëm me gazetarët.

“Me këtë përcaktim elektronik të vlerës së automjetit mundësohet transparencë dhe ajo për të cilën ankohej komuniteti afarist – subjektiviteti gjatë përcaktimit të çmimit të automjeteve që doganohen, kështu që në këtë mënyrë do të marrim çmim real që nuk do të nënshtrohet në subjektivizëm”, tha drejtori i Drejtorisë Doganore.

Sqaroi se në zgjidhjen e deritanishme është lënë hapësirë për subjektivizëm në përcaktimin e automjetit të vjetor në pjesën që katalogu “Shvaqe” jep çmim minimal dhe maksimal për doganim të automjetit në varësi nga pajisja shtesë.

“Me mënyrën e re të përcaktimit elektronik nuk do të ketë ndikim anash mbi vlerën e automjeteve të vjetra”, theksoi Tevdovski.

Ligjet e reja, siç theksuan, hartohen për shkak të. nevojës që të harmonizohen me legjislacionin e BE-së. Zgjidhjet ligjore duhet në procedurë qeveritare të hyjnë deri në fund të vitit.

Dogana në pesë muajt e parë ka realizuar pagesë të të ardhurave për 4,3 për qind më shumë nga e planifikuara për vitin 2018 dhe për 10,7 për qind më shumë se prej vitit 2017.