Kulla e Stambollit më e lartë sesa Kulla Eifel

Kulla e Çamllëxha-s (Çamlıca) 365 metra e gjatë kalon lartësinë e Eifelit.

Marketing

Ndërkohë që vazhdojnë punimet e ndërtimit të Kullës së Çamllëxhas në Stamboll, me montimin e antenës, lartësia arriti në 365 metra, duke lënë pas edhe Kullën Eifel në Paris, Kryeqytetin e Francës.

Punimet që vazhdojnë për ndërtimin e kësaj kullë, themeli i së cilës u hodh në vitin 2016, u filmua nga qielli.

Në pamje spikat ngjyra e kuqe dhe e bardhë.

Pas përfundimit të kullës, që pritet të jetë simboli i Stambollit, me tarracën e dytë që do të ofrojë (tarracë me xham për soditje), njerëzit mund të dominojmë me sy të lirë tërë Stambollin.

Kulla me një lartësi prej 365 metra arrin 383 metra mbi nivelin e detit.