Takimi i Ademit me kryetarin e komunës së Likovës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot u takua me kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi, ku u diskutua lidhur me politikat e përgjithshme qeveritare për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor nacional dhe pritjet për kontributin e autoriteteve lokale, duke përfshirë edhe komunën e Likovës në realizimin e reformave të planifikuara.

Marketing

Gjatë këtij takimi, ministri Ademi ka informuar për aktivitetet që do t’i realizojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës së verës, respektivisht para fillimit të vitit të ri shkollor, me të cilat, siç theksoi ministri Ademi, do të avancohet procesi i edukativo-arsimor në shkollat fillore dhe të mesme.

Kryetari i komunës së Likovës, Arifi ka diskutuar lidhur me investimet prioritare që janë të domosdoshme dhe që planifikohen në shkolla, që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në mësim, dhe njëkohësisht ka informuar edhe për interesin e semimaturantëve nga komuna për t’u regjistruar në shkollën e mesme komunale për afatin e regjistrimit të parë në qershor, që ka filluar sot.

Marketing