Një incident i tmerrshëm ka ndodhur, pasi që shoferi i trenit kishte injoruar zhurmën e pazakontë që ishte dëgjuar pas një përplasje. Më vonë policia gjatë hetimit ka zbuluar se bëhet fjalë për gjymtyrë të trupit të njeriut, që ishin varur në “hundën” e trenit të shpejtë.
Vetëvrasja misterioze e një burri në Japoni është zbuluar krejt rastësisht nga policia, të cilët gjetën pjesë të trupit të tij në hundën e trenit të shpejtë. Raportohet se bëhet fjalë për një burrë 52-vjeç
Kjo seri horrori ndodhi kur shoferi i trenit dëgjoi zhurmën e përplasjes, por nuk kishte reaguar duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë kafshë dhe kështu kishte vazhduar rrugëtimin, dhe me të mbërritur në destinacion e kishte raportuar rastin.
Disa orë më vonë kur shoferi iu afrua trenit e kuptoi se ishte dëmtuar hunda, dhe menjëherë lajmëroi inxhinierët dhe ekipet kompetente.
Aty menjëherë është urdhëruar të ruhet me kujdes treni derisa të dalin në vendin e ngjarjes edhe policët e mjekët e mjekësisë ligjore. Dhe sapo filluan kontrollimin e hollësishëm, gjetën copa të njeriut në hundën e dëmtuar të trenit.
Ministri japonez i Komunikacionit dhe Turizmit, Keichi Ishi, ka urdhëruar kompaninë të hetoj edhe shoferin e trenit. Ende nuk dihet nëse ndaj tij do të ndërmerren masa disiplinore.