Presidenti Gjorge Ivanov ka reaguar pas deklaratës së kryeminstrit Zaev se Ivanov mund të përballet me masën e impiçmnetit në rast se kjo bëhet e domosdoshme, për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm të presidentit për të dekretuar ligjet e rëndësishme për vendin.
Ivanov ka deklaruar se Zaev mund ta fillojë procedurën e impiçmentit, duke theksuar se ai nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga kundërshtimi i këtyre ligjeve.
“Nëse Zaev ka dy të tretat e nevojshme edhe për ndyshimin e Kushtetutës le të inicojë edhe procedurën për t’i kërkuar përgjegjësi presidentit”, ka theksuar Ivanov.
Kryeministri Zaev ka deklaruar se do të bëjë krejt çka është e nevojshme, përfshirë edhe impiçmentin, për të mos lejuar askë që të pengojë të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë.