IPARD 2, nënshkruhen marrëveshjet e para me bujqit

Sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave në prani të delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, u nënshkruan 13 marrëveshjet e para që janë pjesë e një totali prej 692 përdoruesve të fondeve për furnizim me traktorë nëpërmjet IPARD 2 Programit.

Marketing

Me përparimin e procesit të integrimit në BE dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, ndihma financiare nga fondet evropiane do të vazhdoje të rritet. Përveç mbështetjes financiare partnerët tanë evropianë ofrojnë përvojë, tregje të reja dhe mekanizma për të krijuar një bujqësi moderne dhe prodhime konkurruese, ka shkruar mes tjerash në facebook sekretari shtetëror në Ministrin e bujqësisë Nefrus Çeliku.

Edhe pse mjetet janë përcaktuar vetëm për blerjen e traktorëve, interes kishte edhe për aktivizimin e makinerisë moto-kultivuese, për sistemet pikë pas pike dhe për linjat e transportit të ushqimit.

“Në periudhën e ardhshme do të nënshkruhen 24 kontrata të tjera për ata aplikantë që kanë përmbushur marrëveshjet për një organizatë bujqësore që nuk parashikon ose nuk përfshin një traktor. Shumica aplikantëve janë nga rajoni i Pellagonisë, të ndjekur nga Vardari, një numër i madh fermerësh nga rajoni juglindor, më pak nga rajoni i Pollogut”,- theksoi drejtori i agjencisë pagesore, Nikollçe Babovski.

Nga delegacioni i BE-së thonë se përdorimi i parave varet nga vullneti i institucioneve, fermerëve dhe sipërmarrësve.
“Qëllimi i ndihmës evropiane është të mbështesë Maqedoninë në qasjen e saj ndaj BE-së dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj. Në periudhën 2014-2020, 60 milionë euro janë në dispozicion nga programi IPARD”,- tha sektori për punë operative të delegacionit të BE-së, Virve Wampari.

“Përveç mbështetjes financiare, partnerët tanë evropianë ofrojnë eksperiencë në tregje të reja, në mekanizmat për krijimin e bujqësisë bashkëkohore. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njeh vlerën e të gjitha këtyre investimeve”,- u shpreh ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ljupço Nikollovski.

Sipas ministrit Nikollovski, bujqësia është një nga degët kryesore në të cilën do të bazohet rritja ekonomike.

Marketing