Zvicra sot ndeshet me Serbinë në kuadër të grupit H të Kampionatit Botëror.
Performanca fantastike e Valon Behramit në ndeshjen e parë ndaj Brazilit, e sidomos markimi pothuajse perfekt që ia kishte bërë lojtarit më të shtrenjtë në botë, Neymar Jr., ia ka siguruar atij lavdin në gazetat zvicerane.
Gazeta Blick ka publikuar një artikull ku shihen fotomontazhat e 11-shes helvetike, mes tyre edhe e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, ku që të gjithë e kanë frizurën e famshme të Behramit.