Inkuadrimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e vendit. Moska kujdeset për marrëdhënie të mira me Shkupin, por e kundërshton afrimin e Aleancës afër kufijve të Rusisë, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Ky është vendim sovran i vetë Maqedonisë. Ne i vlerësojmë dhe i mbajmë të mia marrëdhëniet me Maqedoninë. Kuptohet, jemi të interesuar për zhvillim të bashkëpunimit bilateral.
Por, në lidhje me përafrimin drejt NATO-s dhe infrastrukturës të saj ndaj kufijve tanë, i njohur është qëndrimi i Moskës ndaj atij procesi – dhe në atë drejtim asgjë nuk ka ndryshuar”, u përgjigj Peskov në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e Kremlinit për pranimin e Maqedonisë në NATO.